Pejë, 23 Shtator 2024 – Me fillimin e Javës së Ndërmjetësimit, Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha, sot priti në takim Drejtorin e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale z.Chris Thompson dhe përfaqësuesit e Shërbimit Amerikan për Ndërmjetësim dhe Pajtim (FMCS)

Në këtë takim, Programi i USAID-it për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Shërbimin Amerikan për Ndërmjetësim dhe Pajtim (FMCS), ndanë mirënjohje të veçantë për Gjykatën Themelore në Pejë për referimin e numrit më të madh të rasteve në Ndërmjetësim gjatë vitit 2023. Kjo është dëshmi e angazhimit të Gjykatës për të ofruar qasje të shpejtë, efikase dhe te barabartë për qytetarët.

Arritja e Gjykatës Themelore në Pejë është rezultat i mbështetjes së vazhdueshme nga USAID dhe partnerë të tjerë të rëndësishëm, të cilët kanë kontribuar në fuqizimin e kapaciteteve të Gjykatës dhe në ngritjen e vetëdijes publike për përfitimet e ndërmjetësimit.

Gjykata Themelore në Pejë synon që edhe në të ardhmen të vazhdojë të përkushtohet në rritjen e numrit të rasteve të referuara në ndërmjetësim. Procedura e ndërmjetësimit jo vetëm që ofron një alternativë të shpejtë dhe me kosto të ulët, por gjithashtu ndihmon në lehtësimin e ngarkesës së Gjykatës dhe në ofrimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët.