Sistemi gjyqësor i Kosovës ekziston për t’i shërbyer interesit të publikut. Sistemi gjyqësor i Kosovës i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht origjinës së tyre kombëtare, etnisë apo gjinisë.
Gjykata Themelore e Pejës është njëra nga shtatë gjykatat themelore në Republikën e Kosovës. Gjykata Themelore e Pejës ka tre degë në: Deçan, Klinë dhe Istog. Gjykata Themelore e Pejës dhe tri degët e saj ofrojnë qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës të nivelit të parë për popullsinë e rajonit nën juridiksionin e Gjykatës Themelore të Pejës ku përfshihen 218 fshatra.
Si një gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Pejës dhe tri degët e saj merrem me të gjitha llojet e rasteve. Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.
INFORMACION I RËNDËSISHËM: Degët e gjykatës në Deçan, Klinë dhe Istog merren vetëm me rastet që janë kompetencë e Departamentit të Përgjithshëm. Rastet që janë kompetencë e dy Departamenteve të tjera zgjidhen në Gjykatën Themelore në Pejë.
Gjykata Themelore në Pejë është selia kryesore e Rajonit Gjyqësor të Pejës, e cila mbulon territorin e komunave të:
– Pejë
– Deçan
– Klinë
– Istog
Degët e gjykatës shërbejnë si një nënndarje gjeografike e Gjykatës Themelore dhe janë të vendosura në Deçan, Klinë dhe Istog. Komuna e Deçanit shërbehet nga ana e Degës së Deçanit ndërsa komuna e Klinës shërbehet nga Dega në Klinë. Komuna Istogut shërbehet nga dega e Istogut, kurse komuna e Pejës shërbehet nga Gjykata Themelore në Pejë.
Recommend the best place to buy a watch:
fake rolex
replica rolex
replica watches