S.M. dënohet me 3 vite burgim me kusht për 2 vite

S.M. dënohet me 3 vite burgim me kusht për 2 vite

S.M. dënohet me 3 vite burgim me kusht për 2 vite

PEJË, 06 Korrik 2017 – Gjykata Themelore e Pejës, Departamenti për Krime te Rënda  ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale  S.M. nga fshati Loxhë, Komuna e Pejës dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrje në grupe terroriste  nga neni 143 par.2 të KPRK-së, duke  e gjykuar me 3 (tri) vite burgim, i cili dënim nuk do te ekzekutohet, nëse i akuzuari në afat prej 2 (dy) vjetëve nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari është shpall fajtor sepse gjate periudhës kohore korrik 2013 e deri në janar te vitit 2014, me qellim për tu bashkangjitur grupit terrorist “Al Nustra” e cila operon ne konfliktin e armatosur në Siri, I pandehuri S.M. se bashku me shoku e tij A.Sh. kanë udhëtuar për në Siri në mënyrë ilegale, me ç‘rast janë stërvitur per gjuajtje nga grupi terrorist i lartcekur, ku si pasoje e konflikteve i njëjti ka marr lëndim në këmbën e majte dhe pas shërimit te përkohshëm është kthyer ne Kosovë.

Palët kundër këtij Aktgjykimi kanë të drejtën e ankese në Gjykatën e Apelit.