Të pandehurit H.K. i caktohet masa e paraburgimit

Të pandehurit H.K. i caktohet masa e paraburgimit

18 tetor 2018 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.K, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se :

“Me datë 16.10.2018, rreth orës 21:10 minuta, në Pejë, gjersa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij nga drejtimi i Stacionit të trenit duke qenë nën ndikim të alkoolit ka shkelur nenin 233 par.6 lidhur me par.2 të Ligjit mbi Rregullat e Trafikut Rrugor (Ligji nr.05/L-088), në atë mënyrë që, i pandehuri duke mos i kushtuar vëmendje dhe rëndësi biçiklistit i cili ishte para tij duke lëvizur me biçikletë në të njëjtin shirit dhe atë në anën e djathtë, me pjesën e parë të automjetit e godet biçiklistin A.D mbi gomën e pasme të biçikletës dhe si pasojë e goditjes e hedhë të dëmtuarin në asfalt me ç’rast nga pika e goditjes e deri te hedhja e biçiklistit distanca është 16.80 metra, nga goditja e pësuar tani i ndjeri vdes në vendin e ngjarjes”

Me këto veprime i pandehuri H.K dyshohet se ka kryer veprën penale ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur nga neni 379 par.4 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke filluar nga data 16.10.2018 deri me datë 16.11.2018.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.