KOMUNIKATË LIDHUR ME ZJARRIN NË OBJEKTIN E GJYKATËS THEMELORE NË PEJË

KOMUNIKATË LIDHUR ME ZJARRIN NË OBJEKTIN E GJYKATËS THEMELORE NË PEJË

Ju informojmë se mbrëmë, rreth orës 23:15, zjarri ka kapluar një pjesë të përdheses së objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, më saktësisht Zyrën e Shkrimores Civile. Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar. Si pasojë…

Ju informojmë se mbrëmë, rreth orës 23:15, zjarri ka kapluar një pjesë të përdheses së objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, më saktësisht Zyrën e Shkrimores Civile.

Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale në pajisje teknike përfshirë kompjuterë, printer si dhe tavolina dhe karrige. Lëndët që kanë qenë nëpër dollapë nuk janë dëmtuar. Të vetmet lëndë që zjarri i ka prekë kanë qenë disa lëndë me Kërkesa për Shlyerje të Dënimeve si dhe Regjistri i këtyre lëndëve por lëndët bazike të këtyre kërkesave nuk janë dëmtuar pasi që të njëjtat gjenden në arkivin e gjykatës.

Shkaku i zjarrit është aksidental për të cilën është bërë edhe hetimi nga ana e zjarrfikësve dhe policisë të cilët do të dalin me raportin e tyre përfundimtar lidhur me këtë rast.

I sigurojmë qytetarët të cilët kanë procedura të hapura civile në Gjykatën tonë se lëndët e tyre nuk janë përfshirë nga zjarri dhe nuk janë të dëmtuara andaj, edhe proceset gjyqësore do të vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë të rregullt.

Fatmirësisht, dëmet e shkaktuara janë të natyrës materiale dhe jo shumë të mëdha. Gjykata nuk do të jetë në shërbim të qytetarëve për disa orë në ditën e sotme deri në pastrimin e saj por që kërkesat urgjente do të pranohen. Gjykata do të vazhdojë punën e saj normale pas pastrimit të Gjykatës. Për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve.