Caktohet masa e paraburgimit për vepër penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë

Caktohet masa e paraburgimit për vepër penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë

27 Janar 2020 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin A.T, për shkak të dyshimit të bazuar se :

Me datë 23.01.2020, rreth orës 16:30, në Klinë, pikërisht në shtëpinë e tij, tenton t’a privojë nga jeta gruan e tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që të njëjtit kishin mes vete, ditën kritike, i pandehuri duke qenë edhe nën ndikimin e alkoolit, fillimisht e godet gruan e tij me shuplaka dhe grushte, në kokë dhe trup duke i shkaktuar lëndime dhe duke i thyer gishtin e mesëm të dorës së majtë, e me pas e mbërthen në fyt me lidhësen e xhemperit që ajo e kishte veshur duke e shtrënguar dhe duke i thënë se “kom me të mbyt dhe e di se për këtë do të shkoj në burg” mirëpo, në ato momente kishte ndërhyrë djali i tyre i cili arrin t’a largoje të atin ndërsa viktima ik nga shtëpia për të kërkuar ndihme, me ç’rast edhe e lajmëron rastin në polici.

Me këto veprime i pandehuri A.T kishte për të kryer veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë nga neni 173 par.1 pika 1.3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Të pandehurit A.T i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.