Kryetari Berisha priti në takim Kryetarin e Komunës së Pejës

Kryetari Berisha priti në takim Kryetarin e Komunës së Pejës

21.09.2020 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, z. Armend Berisha ka pritur në takim, Kryetarin e Komunës së Pejë, z. Gazmend Muhaxheri.

Kryetari Muhaxheri, i uroj Kryetarit të Gjykatës pozitën e re dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të mëtejmë në kuadër të mandatit të tij.

Kryetari Berisha, e njoftoj Kryetarin e Komunës me sfidat që po e përcjellin këtë institucion dhe me angazhimin e kësaj gjykate që nuk ka munguar as gjatë kohës së masave pandemike.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm dhe gjetjen e formave të bashkëpunimit të mëtejmë mes Komunës së Pejës dhe Gjykatës Themelore në Pejë.