28 Tetor 2021 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurve D.L dhe S.L për shkak se:
I pandehuri D.L me datë 25.08.2016, rreth orës 19:30 minuta në fshatin Sh. Komuna D., me dashje dhe me armë – revole, i ka privuar nga jeta viktimën R.R dhe në bashkëkryerje me të akuzuarin S.L e privojnë nga jeta viktimën B.R, nga po i njëjti fshat, e me këtë veprim e ka vënë ne rrezik edhe jetën e të miturit A.R, G.R dhe M.R, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të familjes së D.L me këtu të pandehurit S. dhe D.L , ditën kritike i pandehuri D. para se të niset me marrë vëllain e tij në M. takohet tek shtëpia e tij me babin e tij këtu të pandehurin S. i cili i kishte thënë D.se i kam parë B., R., G. dhe D.L duke qëndruar bashkë tek muri i D. dhe se D i kishte parë armë kallashnikovë në dorë dhe se kinse e kishte shikuar keq të pandehurin S, ashtu që i pandehuri D. më pas me veturën e tij kinse niset për M. dhe me të kaluar afër shtëpisë së R i sheh viktimat R, B, te dëmtuarin G dhe dëshmitarin M duke qëndruar para dyerve të oborrit të R, i pandehuri D. me ti parë të njëjtit e kthen veturën tek shtëpia e D.L, ju afrohet viktimave, del nga vetura e më pas i pandehuri D. ju drejtohet viktimave me fjalë “ppse po rrini jashtë, pse po rrini me D ” e pastaj fillojnë të fjalosen dhe përleshen, ku gjatë përleshjes involvohen edhe i pandehuri S.L dhe i mituri D.L. me ç’ rast gjatë përleshjes i pandehuri D. nxjerr armën me të cilën fillimisht shtënë një herë në drejtim të viktimës R. duke e goditur në krahun e majtë e më pas se bashku me të pandehurin S. gjuajnë me armë në drejtim të viktimës B. dhe pasi që viktima B. rrezohet përtokë i afrohet i pandehuri D. i cili gjuan edhe dy herë me armë mbi trupin e viktimës, ku si pasoj viktima B. merr 6 plagë dhe atë 4 plagë në gjoks dhe dy plagë në të dy këmbët si dhe 4 lëndime me mjet të mprehtë dy në gjoks dhe dy në shpinë.
– me çka ka kryer vepër penale vrasjee rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
I pandehuri S.L me datë 25.08.2016, rreth orës 19:33 minuta në fshatin Sh. Komuna D., me dashje dhe me armë, së bashku me të pandehurin D. e kanë privuar nga jeta viktimën B.R nga po i njëjti fshat, e me këtë veprim i ka vënë në rrezik jetën e të miturit A.R dhe G.R e M.R, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri S.L me tu kthyer nga D. i sheh viktimat B. dhe R dhe të dëmtuarin G duke qëndruar bashkë me dëshmitarin D.L tek muri i D ku këtij të fundit i pandehuri S.i kishte parë armë dhe atë kallashnikovë në dorë dhe se kinse D e kishte shikuar keq të pandehurin S, ashtu që i pandehuri S. pasi që shkon në shtëpi i tregon të pandehurit D. për sjelljen e D ashtu që i pandehuri D. më pas me veturën e tij niset kinse për M. dhe me të kaluar afër shtëpisë së R i sheh viktimat R e B, te dëmtuarin G dhe dëshmitarin M duke qëndruar para dyerve të oborrit të R, i pandehuri D. me ti parë të njëjtit e kthen veturën tek shtëpia e D.L, ju afrohet viktimave, del nga vetura e më pas i pandehuri D drejtohet viktimave me fjalë ” pse po rrini jashtë, pse po rrini me D ” e pastaj fillojnë të fjalosen dhe përleshen, ku gjatë përleshjes involvohen edhe i pandehuri S.L dhe i mituri D.L., me ç’ rast gjatë përleshjes i pandehuri D. pasi që fillimisht e privon nga jeta viktimën R kthehet në drejtim të B dhe se bashku me të pandehurin S. gjuajnë me armë ne drejtim të viktimës B, ku si pasoj viktima B merr 6 plagë dhe atë 4 plagë në gjokes dhe dy plagë në të dy këmbët si dhe 4 lëndime me mjetë të mprehtë dy në gjokes dhe dy në shpinë.
- me çka si bashkëkryes kanë kryer vepër penale vrasjee rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.5 lidhur me nenin 31 te KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
Të pandehurit D.L gjykata i shqiptoj dënimin unik me burg në kohëzgjatje prej njëzetepesë (25) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Të pandehurit S.L gjykata i shqiptoj dënimin unik me burg në kohëzgjatje tetëmbëdhjetë (18) vite, në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, e të cilin dënim të mbetur me burg , i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Të pandehurve secilit veç e veç ju konfiskua arma e sekuestruar dhe u urdhërua që të njëjtat të shkatërrohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Të pandehurit D.L dhe S.L, secili veç e veç u obliguan që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej pesëqind euro (500) €në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej njëqindepesëdhjetë euro (150) € si dhe në emër të taksës për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë euro (50) €, e të gjitha këto në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.
Të pandehurve D.L dhe S.L iu vazhdua paraburgimi pas shpalljes së aktgjykimit por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.
Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuan në kontest të rregullt civil.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
###