Caktohet masa e arrestit shtëpiak dhe ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj të pandehurve të dyshuar për veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, deklarim i rremë dhe legalizim i përmbajtjes së rreme

Caktohet masa e arrestit shtëpiak dhe ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar  ndaj të pandehurve të dyshuar për veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, deklarim i rremë dhe legalizim i përmbajtjes së rreme

20 mars 2023 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.M, për shkak të dyshimit për veprat penale deklarimi i rremë nën betim, legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ndaj të pandehurve SH.G, F.A dhe I.B, për shkak të dyshimit për vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe kërkesën për caktim të masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve N.A, D.B dhe A.J, për shkak të dyshimit për vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjykata, ndaj të pandehurve A.M, SH.G dhe F.A, ka caktuar masën e arrestit  shtëpiak në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh ndërsa, ndaj të pandehurve I.B, N.A, D.B dhe A.J, ka caktuar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, meqë ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe se është e bindur se me masat e caktuara mund të arrihet qëllimi i shmangies së rrezikut të asgjësimit, ndryshimit të provave, ndikimit në dëshmitarë si dhe mund të pengohet rreziku i përsëritjes së veprave penale.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.