Pejë, 07 nëntor 2023 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë z. Armend Berisha ka pritur sot në takim Zëvendëskryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Qerim Ademaj, Kryetarin e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022-2025, si dhe Planin Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022-2024 Afrim Shala si dhe ekspertin nga USAID, John Ferry.

Në këtë takim, morën pjesë udhëheqësit e Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Civil të Gjykatës Themelore në Pejë si dhe mbikëqyrësi i Degës në Istog dhe Degës në Deçan.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për progresin e gjykatës rreth zbatimit të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi për vitet 2022-2025, si dhe sfidat dhe detyrimet që burojnë nga ky Plan Strategjik duke përfshirë lëndët që janë në fokus të këtij Plani, dhe atë lëndët të kthyera në rigjykim dhe lëndët më të vjetra se dy (2) vite, lëndët të cilat janë me prioritet në bazë të ligjeve përkatëse si dhe lëndët tjera për të cilat duhet ndërmarrë veprime të përshpejtuara.

Kryetari Berisha, shprehi gatishmërinë për angazhimit e gjyqtarëve me qëllim që përmes prioriteteve të përbashkëta të arrihet ngritja e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.

Gjithashtu, nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor z. Albert Zogaj, Kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022-2025, si dhe Planin Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022-2024 Afrim Shala si dhe eksperti nga USAID, John Ferry, është vizituar edhe Dega në Klinë, me ç’rast u pritën nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë z. Armend Berisha, Mbikëqyrësja e Degës në Klinë znj. Sabrije Rraci si dhe gjyqtarët e kësaj Dege, ku u diskutua për progresin dhe sfidat e zbatimit të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 në Degën në Klinë.