Temë diskutimi në këtë takim ishte Revidimi i Udhëzuesit të Përgjithshëm për Politikë Ndëshkimore.
Komisioni potencoi nevojën që krahas revidimit të bëhet planifikimi i konsultimeve me gjyqtarë nëpër regjione, në mënyrë që këto tryeza të shërbejnë për mbledhjen e imputeve dhe për adresimin e shqetësimeve praktike. Revidimi i Udhëzuesit dhe puna e Komisioni Konsultativ për Politikë Ndëshkimore edhe këtë vit po mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.